LDK fiton Prishtinën: Rama fiton mbi 51%, Çeku merr rreth 48%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar 100% të votave në qytetin e Prishtinës.

Nga këto vota, KQZ njofton se Përparim Rama ka dalë i pari me 51,54 për qind të votave.

Kurse kandidati i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeko, ka dalë i dyti me 48,46 për qind.

“Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës e unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh sepse ka fituar vullneti për zhvillim, për unitet dhe për qytetari”, tha kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama para simpatizantëve të partisë.

Ai tha se kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës “se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë, sepse Prishtina është e të gjithëve”.

“Sot fitoj qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim. Fitoj kultura demokratike, mbi kultin e individit, fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet”, tha Rama.

Ai e ka përshëndetur edhe kundërshtarin e tij, Hajrulla Çeku, duke i dhënë edhe një mesazh. “E ftoj të reflektoj me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo për bllokim”, tha ai.


Shtuar 9.11.2025 22:20