Një aksident me pasoja fatale u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Sinaballaj, në aksin Peqin – Rrogozhinë. Sipas policisë, D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, duke goditur këmbësoren M. K., 82 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
