Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis pa probleme procesi i votimit në Berat

Ditën e sotme, ka nisur normalisht dhe pa probleme në Berat, proçesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

79.323 mijë qytetarë do të votojnë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Beratit, ku numri i votuesve është 52.808 votues në qytet dhe 26.515 votues në zonat rurale.

Në këto zgjedhje janë hapur 116 Qendra Votimi,72 Qendra Votimi janë në qytet dhe 44 Qendra Votimi janë në zonat rurale.

Në Berat, janë ngritur dy KZAZ,KZAZ-ja Nr.66,e cila ndodhet në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” dhe ku do të numërohet në përfundim të proçesit të votimit 72 kutitë e qytetit dhe KZAZ-ja Nr.67,e cila ndodhet në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” dhe ku do të numërohen në përfundim të proçesit të votimit 44 kutitë e fshatrave.

Në garë për drejtimin e bashkisë së Beratit janë dy kandidatë:

1-Ervin Ceca,kandidati i zgjedhur nga Partia Socialiste (kryetari i komanduar i deritanishëm i bashkisë Berat), i diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare dhe.

2-Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur,i dipllomuar në Inxhinieri.

DVP Berat,konfirmon se,ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal dhe pa probleme të proçesit zgjedhor në Berat, duke vendosur efektivë të shruar në të gjitha Qendrat e Votimit dhe më pas në dy KZAZ-të, ku do të zhvillohet proçesi i numërimit të votave.