Pesë të vdekur dhe 11 të plagosur pas një aksidenti tragjik në Florida

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tampa, Florida, ku një makinë është përplasur me këmbësorët, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe 11 të plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të së shtunës, më 8 nëntor, kur automjeti doli jashtë kontrollit dhe u përplas në një dyqan në lagjen Ybor, duke goditur një tufë njerëz që ishin jashtë. Policia e Tampa-s (TPD) njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të natës, kur një ekip ajror i TPD po monitoronte një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradën I-275. Drejtuesi vazhdoi të udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe doli nga autostrada në rrugën Doyle Carlton.

Automjeti humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me dyqanin, duke goditur disa këmbësorë gjatë rrugës. Policia tha se i njëjti automjet ishte parë më parë duke garuar në rrugë në një zonë të afërt me vendin e aksidentit.

Në total, 15 persona janë prekur nga ky aksident. Tre nga viktimat vdiqën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në spital. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, ndërsa tetë të tjerë janë të hospitalizuar në gjendje të qëndrueshme. Dy viktima të tjera kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia ka identifikuar drejtuesin e dyshuar të makinës si Silas Sampson, 22 vjeç, i cili u ndalua në vendngjarje. Hetimi për aksidentin është marrë tani nga Policia e Autostradave të Floridës.


Shtuar 8.11.2025 20:21