Rama: Vendimi i GJK për Veliajn, skandal dhe ngërç absurd! BE vlerësoi shpejtësinë e Shqipërisë në proces!

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i rinënvizoj. Siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet.

Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 jemi përballë një disporporcioni të dyfishtë, mbajtja e tij në qeli në dëm të qytetarëve për t’u shërbyer nga i drejti. Së treti vjen logjikisht.

Më duket se është normale që Kushtetuesja kur të gjykojë masën ta lirojë dhe gjykimi të vijojë në liri. Çfarëdo është thënë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup ka kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e vet në krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi absurd, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”.

“Ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin e integrimit, në hapjen e 5 grukpapitujve në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim dhe grupkapitullin e fundit

Duke kujtuar se si disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociata duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE, progres raporti vërteton të kundërtën”, tha ai.


Shtuar 7.11.2025 10:49

Tags: ,