Pse nuk u martua asnjëherë? Laert Vasili zbulon arsyen

Finalisti i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, tashmë është bërë pjesë e stafit të opinionistëve në emisionin e njohur të dashurisë, “Për’puthen”.

Gjatë një prej debateve me konkurrentët, Laerti vendosi të ndalet tek një temë kyçe në marrëdhëniet romantike: rëndësia e martesës

Në studio, ai tregoi qartë se për të, martesa nuk është diçka që merret lehtë apo trajtohet si lojë.
Laerti zbuloi se pse vetë nuk është martuar deri më sot, duke argumentuar se barra dhe përgjegjësia e një martese kërkon seriozitet absolut.
Ai u shpreh: “Në qoftë se burri është burrë, martesa nuk është… me lujt nëpër kallamishte. Këtu ke një njeri që nuk është martuar për këtë arsye. S’jam martuar sepse nuk më pëlqen të marr divorc pastaj, më kupton? Të lë fëmijët rrugëve, të gjej një tjetër aty, hajde pas kangjellave… budallallëqe të tilla. Martesa është e shenjtë”.

Fjalët e tij ngjallën reagime në studio, veçanërisht mes konkurrentëve që shpesh shihen duke krijuar lidhje të shpejta brenda programit.

Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh provokues, Laerti solli një perspektivë më të matur dhe tradicionale mbi martesën, duke i kujtuar të rinjtë se lidhjet serioze kërkojnë përkushtim dhe përgjegjësi — jo impulsivitet.

Me praninë e tij në “Për’puthen”, pritet që Laerti të vazhdojë të sjellë debate të forta dhe diskutime të sinqerta, duke e bërë emisionin edhe më dinamik dhe të ndjekur.


Shtuar 6.11.2025 11:13