Janë zbardhur porositë e kryeministrit Edi Rama në takimin e thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryeministri kërkoi nga drejtuesit e strukturave të partisë që të punojnë për rinovimin dhe energjizimin e tyre.
Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit me bazën dhe intensifikimit të takimeve me qytetarët, si dhe përgatitja për zgjedhje në çdo kohë në Tiranë.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.
Po ashtu, mbledhja u mbajt pak ditë pas marrjes të pandehur nga SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, e cila gjithashtu është drejtuese politike e qarkut të Tiranës.
Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.


