Këngëtarja Dafina Zeqiri po vazhdon fuqishëm pas lindjes me ritmin e projekteve muzikore dhe mesa duket, surprizat nuk kanë për të mbaruar. Këngëtarja ka publikuar pak minuta më parë një video në Instagram, ku ka lajmëruar këngën e radhës me titull “Ku shkove natën?”, që do të publikohet nesër në orën 18:00.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është njoftimi se deri në fund të vitit, Dafina ka gati edhe dy projekte të tjera, ndër të cilat një do të jetë bashkëpunimi i vetëm që ajo ka zgjedhur të publikojë për këtë sezon.
“Nuk ndalemi me kaq… Ju kemi gati edhe dy tjera deri n’fund t’vitit. Njona prej tyne, i vetmi featuring! Me një prej ma të fortëve,” – shkruan Dafina në postimin e saj, duke lënë të gjithë ndjekësit në pritje.
Në fund të videos, ajo jep edhe një hint për identitetin e artistit me të cilin ka bashkëpunuar, duke zbuluar se ai është nga Shqipëria. Ky detaj ka ndezur menjëherë rrjetin, ku fansat kanë filluar të hedhin teoritë e tyre, duke përmendur emra të njohur të tregut shqiptar.
Të gjitha sytë tani janë tek ora 18:00 e ditës së nesërme, kur publikohet “Ku shkove natën?”, ndërsa fansat presin zbulimin e bashkëpunimit surprizë.
