Zohran Mamdani u zgjodh kryetar Bashkie i New York/ Presidenti Trump: Fitoi sepse nuk isha unë në fletën e votimit

Në një postim në Truth, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pasi Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet në New York, i pari kryetarin e parë mysliman i qytetit.

Ai u shpreh se republikanët humbën zgjedhjet për faktin që vetë Donald Trump, nuk ishte në fletën e votimit.

“Mos-përfshirje e Trump në fletën e votimit dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsyet pse republikanët humbën zgjedhjet sonte, sipas anketuesve”, shkroi Donald Trump në Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve kyçe në SHBA.

Pas rezultatit reagoi edhe ish-Presidenti Barack Obama i cili uroi demokratët për fitoren.

Urime të gjithë kandidatëve demokratë që fituan sonte. Është një kujtesë se kur bashkohemi rreth udhëheqësve të fortë dhe vizionarë që kujdesen për çështjet që kanë rëndësi, ne mund të fitojmë. Ende kemi shumë punë për të bërë, por e ardhmja duket pak më e ndritur”, komentoi Barack Obama mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA në X.


Shtuar 5.11.2025 08:19