Gjatë orëve të para të ditës, reshjet e dendura të shiut, shkaktuan përmbytje në qytetin e Durrësit.
Reshjet intensive kanë vërshuar në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Mësohet se situata më problematike paraqitet në kryqëzimin te stadiumi”Niko Dovana”, rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit dhe ai i Shkozetit, ndërsa prezencë uji ka pothuajse në të gjitha akset e brendshme të qytetit.
