Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dalë sonte para mediave pas përfundimit të raundit zgjedhor lokal, duke pranuar se partia e tij nuk ka arritur të fitojë garën për kryetarët e komunave.
Ai theksoi se BDI do të ndërmarrë një analizë të thelluar të rezultateve dhe do të rinovojë radhët e saj për të forcuar strukturat në terren.
“Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, humbja e disa pozicioneve është një mesazh për reflektim dhe për t’u afruar më shumë me qytetarët.
Ahmeti paralajmëroi se partia do të ndërmarrë reforma të brendshme dhe do të rifillojë me energji të re.
“Humbja e disa pozicioneve është një thirrje për t’u forcuar strukturat, për t’;u afruar me njerëzit. Fitorja e votës popullore me mbi 23 mijë vota epërsi është një mandat moral dhe politik që na motivon të punojmë më të bashkuar. Ne do të bëjmë analizë të thelluar, do të rinovojmë radhët tona dhe do të fillojmë më të fortë, me të njëjtën bindje, se kjo është,” përfundoi lideri i BDI-së.


