Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Strum-Roskovec. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i motorit
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit
