E trishtë/ Ndahet nga jeta djali i shkrimtarit Fatos Kongoli

Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare.

Lajmin e rëndë e ka ndarë botuesja Irena Toci, përmes një postimi në faqen e saj në “Facebook” .

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.

DORIAN KONGOLI, jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vite. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.

Prej disa vitesh, ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:

– Imprint legacy, 2019

– Morning star, 2020

– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022

Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).

Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje”.

Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit

E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!”, shkruan Toci.


Shtuar 30.10.2025 15:12