Gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, një shembje masive gurësh ka ndodhur pranë kroit të Zojës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen ekipet, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Deri në hapjen e plotë të segmentit, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.
