Gol dhe festë nga Jasir Asani, kërcasin shishet në stadiumin e mbushur të Iranit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka shënuar golin e radhës për Esteghlal, që luan në transfertën e Fajr Sepasi.

Asani po shkëlqen me skuadrën iraniane, ndërsa është takimi i tretë rresht që shënon.

Jasir Asani, zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penallti. Më pas erdhi festa me shqiponjë dhe “Siu” e famshëm nga Kristiano Ronaldo.

Shishet nuk munguan në fushë nga tifozët vendës, ndërsa stadiumi është i tejmbushur. I njëjti incident u përsërit edhe pas golit të dytë të Esteghlal, që sërish u shënua nga penalltia.

Asani ka shënuar dy gola këtë javë, njëherë në Champions-in 2 aziatik dhe tashmë në kampionat. Anësori ka gjetur edhe formën më të mirë te klubi ku u transferua në verë.


Shtuar 26.10.2025 14:21