S`kanë të ndalur aksidentet në vendin tonë/ Dy makina përplasen në Rrugën e Arbrit, plagosen gjashtë persona

Pak minuta më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të plagosur.

Dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Peshkopisë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që në këtë segment të rrugës ndodhin aksidente, disa prej të cilave edhe me pasoja në jetë njerëzish.


Shtuar 26.10.2025 11:19