Kërkoi ndryshimin e masës dhe lirimin nga burgu, Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

Apeli i GJKKO, ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Ankimimi i tij në Apel erdhi një ditë pasi GJKKO, rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim.

Carkani tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta, të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.

Ai akuzoi sistemin gjyqësor për mungesë të verdikteve të pafajësisë dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”.


Shtuar 23.10.2025 15:25