EMRI/ Vritet nga burri 29-vjeçarja shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.
Sipas raportimeve të mediave vendase, burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.


Shtuar 22.10.2025 20:26