Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, inspektorët e ILD shkojnë në Elbasan, nisin verifikimet

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami.

Avokati u lirua nga qelia pasditen e djeshme, pasi u ndalua tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.

Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan, për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.