Flet për herë të parë pas lirimit nga burgu, avokati Barjami: Tonet kërcënuese ishin nga prokurori, po mbroja klientin

Avokati Ulian Barjami në një intervistë të dhënë për emisionin Breaking me Dafina Hysën në Top News tha se hetimi ndaj tij do të vazhdojë nga ana e prokurorisë se Elbasanit, por ai ende nuk është njohur me akuzat e procedimit. Ndërsa sqaroi dhe momentin si u arrestua.

“Kam dijeni që do të vijojë procedimi. Nuk e di saktësisht, por do të vazhdojë. Nuk jemi njohur akoma me praktikimin që do të bëjë. Ka qenë oficeri i policisë gjyqësore që ka bërë ekzekutimin e vendimit”, u shpreh avokati.
Ai mohoi që të ketë kërcënuar prokurorin ndërsa theksoi se në çdo moment ka ndjekur rrugën ligjore.

“Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit. Çdo gjë ishte ligjore dhe veprimi që unë bëra ishte ligjore… kam qenë përfaqësues i njërit prej personave të arrestuar.

Ka pasur diskutime e debate të ndryshme, ishin paraqitur fakte të pavërteta, kërkesa e paraqitur nga prokurori për vlerësim mase por dhe relatimi që bëri nuk përputheshin, por dhe gjykata e konstatuar këtë gjë. Nuk rezultonin 12 persona por pesë persona. Personat e tjerë kanë ardhur pasi u bë kontrolli. I mbrojturi prej meje nuk ishte në tavolinë, këtë e evidentoj para gjykatës”, u shpreh ai.


Shtuar 20.10.2025 23:38