Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku nuk fshihen më! Në përvjetorin e lidhjes, influencerja publikon foto duke u puthur me sulmuesin e Kombëtares

Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Mirlind Daku, kanë konfirmuar romancën mes tyre.

Ka qenë vetë Vesa ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, teksa puthen.

Po ashtu, ajo ka publikuar në “Instastory” edhe foton e një buqete me trëndafila të kuq, që mesa duket ia ka dhuruar Daku për përvjetorin e lidhjes.

“Gëzuar përvjetorin”, lexohet në foton e publikuar.

Edhe pse lidhjen ata e kanw mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.

Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballje ndaj Letonisë.


Shtuar 20.10.2025 18:37