Në orët e mbrëmjes së të dielës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari, e cila mbeti rëndë e plagosur nga zjarri tragjik në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj.
Mësohet se e mitura është pritur në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës, ku ekipi mjekësor ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që e shoqëronin gjatë rrugës nga Korça në Tiranë.
Pak minuta pas mbërritjes së vajzës në QSUT, në spital ka mbërritur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala e shoqëruar nga drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo.
Ato po ndjekin nga afër situatën, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor.
“Ditët e Naimit” e shndërrojnë Tetovën në Olimpin e perëndishëm të poezisë, që shenjtëron shpirtin krijues
NJOFTIMI:
“Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.
Pak minuta, pas mbërritjes së 6-vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.