Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

Policia ka arrestuar dy persona në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave maqedonase, ata janë arrestuar në oborrin e një shkolle fillore në Çair të Shkupit, pasi u prezantuan si vëzhgues, ndërsa refuzuan që të tregonin dokumentin e identifikimit.

“Individët nuk ishin të përfshirë në procesin zgjedhor, por u paraqitën si vëzhgues të procesit zgjedhor.

Ata ishin në oborrin e shkollës dhe refuzuan të identifikoheshin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.


Shtuar 19.10.2025 19:28