Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Rëndësia e tyre tepër e madhe, procesi do jetë pasqyrë e qeverisë

Maqedonia e Veriut po mban këtë të diel zgjedhjet lokale, në 81 komuna të saj.

Këto zgjedhje kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka cilësuar shumë të rëndësishme, jo vetëm për nga karakteri lokal, por politik në përgjithësi.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se mënyra sesi shkon procesi, janë pasqyrë e qeverisë.

“Uroj që këto zgjedhje me shumë rëndësi për RMV të shkojnë në proces të rregullt, të mbarë dhe të drejtë, të pranueshëm prej të gjitha palëve.

Janë zgjedhje të rëndësishme edhe për nga karakteri politik.

Përgjegjësia mbi tërë procesin bie mbi ekzekutivin e vendit, besoj se qytetarët do t’i përgjigjen si proces, por dhe si rëndësi që kanë këto zgjedhje.

Zgjedhjet dhe standardi që ushtrohet në zgjedhje janë pasqyra e vetë shtetit, shkalla që arrihet në demokraci”, u shpreh ai.


Shtuar 19.10.2025 17:58