Protesta për UÇK në Tiranë, mbyllet tubimi në sheshin “Skëndërbej”

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s në sheshin Skëndërbej në Tiranë është mbyllur. Në tubimin “LIRIA KA EMËR” morën pjesë figura politike të Kosovës dhe deputetët e Partisë Socialiste nga Shqipëria.

Nga sheshi Skëndërbej mbajtën fjalën ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Të pranishëm ishin edhe studentë nga Kosova, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe figura të tjera të njohura në Kosovë.


Shtuar 17.10.2025 18:37