Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së të arrestuar dhe që po gjykohen në Hagë.
Mes të tjerëve ishte i pranishëm dhe ra në sy prezenza e Ragip Xhakës, babait të dy futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës, Granit dhe Taulant Xhaka.
Ragip Xhaka është i njohur si aktivist për çështjen kombëtare, i burgosur politik, i përndjekur, emigrant, politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër.
Këto janë vetëm disa nga epitetet e funksionet që do të mund ta përshkruanin jetën e babait të superyllit Xhaka, ish-futbollistit të Arsenalit dhe Taulantit, të kombëtares kuqezi.
Por, mbi të gjitha, ai është një kosovar krenar nga Llapi, trevë e njohur në Kosovë.