Rei Manaj po kalon një periudhë mjaft të mirë në karrierën e tij, duke shënuar me rregullsi në momentin më vendimtar edhe për Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi e tregoi me golin e shënuar kundër Serbisë, teksa këtë formë po e shfaq edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sot, Manaj tundi rrjetën në ndeshjen e luajtur përballë Al Dhafra, të vlefshme për javën e 6 të kampionatit. Në fundin e pjesës së parë, ai mori një pasim në të majtën e zonës dhe me një gjuajtje të fortë po me të majtën mposhti portierin kundërshtar duke çuar shifrat në 2-0.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Manajn, i cili u transferua në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe vetëm gjatë merkatos së verës.