Deputeti i opozitës-Peleshit: Jepni dorëheqjen, nuk e di e keni skenar apo jeni i paaftë

Këtë të enjte, deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kritikoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke thënë se nuk po zbaton as rendin e ditës që vetë e kanë miratuar.

Në parlament ai tha se nëse nuk e bën dot detyrën, të japë dorëheqjen.

Shehaj tha; “nuk e di ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë”?

Agron Shehaj: Kjo është seanca e 8, në 8 seanca nuk keni zbatuar rendin e ditës që ju keni caktuar. Nuk e di ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë? Nese nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorëheqje. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen.

 


Shtuar 16.10.2025 10:37