Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, duke sjellë alternime vranësirash.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Të lidhura
None found
Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra(me ndërprerje).
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
