Kartoni i verdhë i Manajt, befason Armand Duka: Nuk u ndëshkua prej shqiponjës, atë ta bëjë sa herë të dojë

Rey Manaj u ndëshkuar me karton të verdhë pasi shënoi golin përballë Serbisë. U aludua shumë se ky ndëshkim erdhi për shkak të festës me simbolin e shqiponjës, por presidenti i FSHF-së ka shpjeguar arsyen e kartoni të verdhë. Duka ka thënë se ndëshkimi erdhi për shkak se Manaj shkoi të festonte afër pankinës së ekipit kundërshtar.

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës.

Ky është intepretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet”, tha presidenti Duka.


Shtuar 13.10.2025 20:50

Tags: ,