Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, me radhë kilometrike dhe pritje të gjatë për qarkullim.
Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë-Durrës, shton fluksin e mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan.
Gjatë këtyre ditëve qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut dhe anasjelltas për të shkuar në Tiranë e më gjerë.
Ky fluks mjetesh sjell për pasojë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të Elbasanit.
Në këto kushte, Policia Rugore kërkon edhe mirëkuptimi i qytetarëve, për t’i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë-Durrës.