Brikena Selmani po përfaqëson Kosovën në konkursin prestigjioz ndërkombëtar “Miss Grand International 2025”, duke tërhequr vëmendje të madhe përpara publikut me paraqitjet, sjelljen dhe gjestet e saj të veçanta.
Ajo ka arritur të krijojë një imazh të dallueshëm dhe të kombinojë elegancën me besimin dhe karizmën e saj natyrore, duke e bërë Kosovën krenare në këtë garë globale të bukurisë.
Së fundmi, Brikena u shfaq me një veshje tradicionale shqiptare, por e risjellë në një version modern dhe të guximshëm, në ngjyrë të kuqe, që simbolizon energjinë, pasionin dhe krenarinë kombëtare.