Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac.
E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale.
Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur duke bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin e Leskovacit.