Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk ka marrë ndonjë vendim kundër Ramës, por thjesht ka ruajtur dinjitetin e vetes duke pezulluar përkohësisht zgjedhjet, pas dekretit të Begajt, të cilin Rama e quajti “çmenduri”.
“Nuk u surprizova, për një gjë të thjeshtë, sepse nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në themel. Për ta vulgarizuar, Presidenti i Republikës, doli dhe tha, në 12 të drekës, jemi në 12 të natës. Kushtetuesja ka thënë, ore të paktën deri këtu nuk mund ta kapërdijmë. Ka marrë vendim të pezullojë çmendurinë e Begajt. Nuk është se ka kthyer çështjen mbrapsht. Nuk thotë se shkarkimi është i drejtë apo jo i Veliajt. Ka thënë nëse janë çmendur të gjithë, nëse Presidenti as nuk i rruhet ta ruajë fasadën e neutralitetit, ne po mundohemi ta ruajmë pak, duke qenë e bindur që kjo gjë nuk i prish punë as Ramës, as pushtetit, asgjë prej gjëje.
Nuk i hyn dikujt gjemb në këmbë nga kjo që u bë. Si ajo barcaleta, këta kanë nxjerrë pak këmbën nga rrethi…”, deklaroi Bushati.