Babai i Butrint Imerit ruan ende këtë foto të Kiara Titos përkrahë djalit të tij (Foto)

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, vite më parë kishte një lidhje dashurie me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri. Megjithatë, romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Sot, Kiara është martuar dhe është bërë nënë e një vajze.

Ndërkohë, duket se lidhja e saj e kaluar me Butrintin nuk është harruar nga familja e tij. Babai i këngëtarit, Afrim Imeri, në llogarinë e tij në Instagram ka ruajtur një foto të përbashkët të Kiarës dhe djalit të tij.

Ky gjest tregon respektin që Afrim Imeri ka për prezantuesen, e cila dikur kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e projektit të Butrintit, “Hajt, hajt”.


Shtuar 9.10.2025 15:52