Në një intervistë të sinqertë për revistën “Harper’s Bazaar” UK, aktorja e njohur Jennifer Aniston ka thyer heshtjen rreth jetës së saj personale, duke folur për përpjekjet për të krijuar një familje dhe presionin e madh publik që ka ndjerë ndër vite.
“Askush nuk e dinte se çfarë po kaloja, për dy dekada u përpoqa të bëhesha nënë. Kam kaluar në heshtje trajtime mjekësore, “in vitro”, çajra, çdo gjë që më jepte shpresë”, rrëfeu 56-vjeçarja. “Por nuk ishte puna e askujt, ndaj nuk flisja.”
Aktorja theksoi se shpesh është përballur me thashetheme të padrejta, se ishte egoiste apo nuk dëshironte fëmijë. “Kjo më lëndonte. Edhe unë jam njeri”, shtoi ajo.
Aniston pranoi se i vjen keq që nuk ngriu vezët më herët, por tani e ka pranuar realitetin. “Ajo anije ka lundruar, por nuk kam keqardhje. Jam kjo që jam falë atyre përvojave.”
Ajo gjithashtu mohoi spekulimet se Brad Pitt e la sepse ajo nuk donte fëmijë, duke e quajtur këtë “një gënjeshtër të plotë”.
Pasi u divorcua nga Brad Pitt në vitin 2005 dhe më vonë nga Justin Theroux në vitin 2018, Aniston ka konfirmuar se sot është e lumtur në një lidhje me hipnoterapistin Jim Curtis