EMRI/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Demokratike zyrtarizon emrin e kandidatit për bashkinë Mat

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Demokratët kanë përzgjedhur Eduart Brahilikën, me profesion avokat për të garuar nën siglën e tyre.

Brahilika do të garojë për kryebashkiak përballë Altin Bojnit, përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Kujtojmë se deri më tani PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj.


Shtuar 8.10.2025 17:38

Tags: , ,