Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane të Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë dhe mbështetje

Shoqata Europiane të Gjyqtarëve, ka reaguar për vdekjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi një ditë më parë në sallën e gjyqit.

Në një mesazh dërguar Shoqatës Shqiptarë të Gjyqtarëve, bordi i EAJ ka shprehur ngushëllimet për këtë ngjarje tragjike.

“Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ju shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë”, thuhet në mesazhin e tyre.

Ndër të tjera, EAJ shprehet se ata janë të gatshëm të ofrojnë çdo formë ndihme apo mbështetje për kolegët e tyre në Shqipëri.

Mesazhi i plotë i EAJ

Të nderuar kolegë,

Me trishtim të thellë mësuam nga lajmet se një gjyqtare shqiptare është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së saj të hënën.

Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ju shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë.

Njëkohësisht, do të vlerësonim nëse mund të na informoni më shumë lidhur me rrethanat e ngjarjes, si dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë formë ndihme apo mbështetje.

Ju falënderojmë për vëmendjen.


Shtuar 7.10.2025 17:23