Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja, policia ndalon punonjësin e sigurisë/ Ishte përgjegjës për skanerin në hyrjen e institucionit

Policia ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit.

Dyshime të forta u ngritën në lidhje me këtë aspekt të sigurisë, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Përveç tij u plagosën edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin.


Shtuar 6.10.2025 18:16