Personi që shihni në foto, është Artur Tushi, shqiptarit i cili u ekzekutuan në një atentat mafioz në Kolumbi.
Viktima me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, njihej ndryshe edhe me pseudonimin ‘Qoti’.
44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge, u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia.
Mësohet se Tushi ka precedentë penal në Spanjë, ku ka qenë i skeduar nga policia.
Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima ishte një burrë që kishte dokumente ekuadoriane, por është me kombësi shqiptare.
Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur.
Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.
“Motivet dhe detajet e rastit janë duke u hetuar në këtë moment nga autoritetet”, deklaroi Villa Mejía.