Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Deni Selimllarin, djalin e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari.
Ai u arrestua pak ditë më parë, pasi goditi një efektiv policie së bashku me vëllanë e tij.
Ndërkohë, djali tjetër, Kejn Selimllari, është lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Të dy vëllezërit u arrestuan pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës.
Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ata thyen kamerën e sigurisë dhe dëmtuan derën e dhomës së ndalimit.
Sipas policisë, përveç dhunës fizike, vëllezërit kanë kanosur edhe punonjës të tjerë të policisë.