Xheneta Fetahu ka ndarë me publikun një histori të papritur nga jeta e saj personale, një propozim për martesë që ajo vendosi ta refuzojë.
E ftuar në studion e “Trotuar”, Xheneta kishte sjellë edhe unazën e famshme që kishte ngjallur shumë komente në rrjet, duke zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë pas vendimit të saj.
“Nuk ka qenë çështje guri unaze, por çështje personi,” u shpreh ajo me sinqeritet, duke lënë të kuptohet se ndjenja dhe karakteri janë më të rëndësishme sesa simboli i një unaze.
Nevina Shtylla: Ti ndërkohë je kthyer nga ato pushimet e famshme që u diskutuan e u diskutuan, më ke bërë edhe mua disa premtime, por hiç nuk i shoh të realizuara, i shoh duart bosh.
Xheneta Fetahu: Jo, jo, Ina, mund ta përcjellësh, të kam premtuar që do ta sjell unazën. Por i kam thënë jo.
Nevina Shtylla: Ishte propozim që e ke marrë, prandaj s’e ke vënë në gisht. I ke thënë jo kësaj.
Xheneta Fetahu: Po.
Ina: Do e doje gurin më të madh?
Xheneta Fetahu: Jo, do e doja nga një person tjetër.
Nevina Shtylla: Do doje gurin?
Xheneta Fetahu: Nuk ka rëndësi, do e doja nga ai. Unë kam edhe gishtat e vegjël, nuk shkon një gur shumë shumë i madh.
Xheneta Fetahu: Unë t’i them shpirt, se biseda ime Ervin, isha duke ia thënë pak më herët, se i dashuri im më ka heq bllokun nga java e kaluar.
Ervin Kurti: Jeni në rregull.
Nevina Shtylla: I dashuri i ka heq bllokun, mos ia vuri bllokun kur i the jo, apo nga këto deklaratat që bën ti herë pas here?
Xheneta Fetahu: Jo, kjo nuk ka qenë unaza nga i dashuri im, po të kishte qenë nga ai, i kisha thënë po.