Shkodër/ 30-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga armë zjarri, ja për çfarë dyshohet

Mëngjesin e sotëm, një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës me plagë të marra nga armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake nga Policia, dyshohet se shtetasi A. L. është vetëplagosur.

“Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30- vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik)”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 5.10.2025 09:11