Humbja në derbi sjell pasojat e para te skuadra e Partizanit. Drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 39-vjeçari ka njoftuar se largohet nga posti i tij te Partizani.
Kujtojmë se Abilaliaj mori rolin e drejtorit sportiv te Partizanit në korrik të vitit 2023 dhe gjatë kësaj kohe shpesh herë ka bërë edhe rolin e trajnerit, sa herë që të kuqtë kanë mbetur pa një timonier. Por pas më shumë se 2 vitesh, aventurës së tij si pjesë e të kuqve tashmë i erdhi fundi.