Këtë të premte, Gjykata e Posacme, la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj.
Të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel.
Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjok, nuk dolën sot para gjykatës. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e moskompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ngjarja ndodhi mbremjen e 8 korrikut të këtij viti.