Këtë të mërkurë rreth orës 14:00, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Shënavlash, në afërsi të Durrësit, ku një grua 42-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Durrësit, rreth orës 14:00 është marrë njoftimi për një zjarr të rënë në një banesë në këtë fshat.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatkeqësisht, si pasojë e asfiksisë nga tymi, ka ndërruar jetë shtetasja K. M., 42-vjeçe.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.