Ndarja me Ledri Vulën, Sara Hoxha: Për prindërit ka qenë e vështirë, por tani jam e qetë dhe e lumtur

Sara Hoxha ka folur për herë të parë publikisht rreth ndarjes nga reperi Ledri Vula, duke ndarë me publikun emocionet dhe reagimet e njerëzve më të afërt në jetën e saj.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tregoi momentin kur i komunikoi lajmin prindërve dhe se si ata e kanë pritur atë.

“Nuk është se kam folur shumë me prindërit me thënë të drejtën. E kanë gjetur edhe ata pak në atë, ajo që u bë në media”, u shpreh Sara.
Tutje ajo shtoi: “Si për çdo prind, është e vështirë të shohësh fëmijën duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, por tani që jam unë e qetë dhe e lumtur, janë edhe ata mirë. Se kur jam mirë unë, janë edhe ata mirë”.

Sara theksoi se ndarja ka qenë një proces emocional dhe i vështirë, por ajo është përqendruar në mirëqenien e saj personale dhe në gjendjen shpirtërore.
Sipas saj, mbështetja e familjes ka qenë një shtyllë e rëndësishme për të kaluar këtë fazë dhe për të rifituar qetësinë dhe lumturinë në jetën e saj


Shtuar 1.10.2025 17:10