Erdogan: Turqia nuk do të lejojë që territori i Sirisë të copëtohet

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të lejojë që territori i Sirisë të copëtohet. Erdogan ju drejtua organizatave krude të cilat kërcënojnë se do të përçajë qeverinë siriane, duke ju thënë se kjo nuk do të ndodhë. Mediat e huaja shkruajnë se Turqia nuk do të lejojë që Siria të fragmentohet ose integriteti i saj territorial të shkelet, nëse diplomacia për të zbatuar një marrëveshje bashkimi midis Forcave Demokratike Siriane Kurde dhe qeverisë siriane dështon.

“Ne kemi përdorur të gjitha kanalet diplomatike, si për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë ashtu edhe për të parandaluar krijimin e një strukture terroriste përtej kufijve tanë. Ne vazhdojmë t’i përdorim këto kanale me durim, ndershmëri dhe logjikë të shëndoshë”, tha Erdogan në një aktivitet për të rifilluar parlamentin.

Ai tha më pas se nëse nuk u jepet përgjigjie iniciativave diplomatike, poltika dhe qëndrimi i Turqisë do të jenë të qarta, dhe se nuk do të lëjojë që ngjarjet e kaluara të pëeseriten përsëri për shtëtin sirian.

“Nëse nuk u jepet përgjigje iniciativave diplomatike, politika dhe qëndrimi i Turqisë janë të qarta. Turqia nuk do të lejojë që e kaluara të përsëritet në Siri “, shtoi ai.

Ankaraja e konsideron SDF-në një organizatë terroriste dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ushtarake nëse ata nuk bashkohen me aparatin shtetëror sirian, bazuar në atë që ka rënë dakord me Damaskun.


Shtuar 1.10.2025 16:16

Tags: ,