VIDEO / Salah “ankohet” për atmosferën e tmerrshme në Stamboll

Ylli i Liverpooolit, Mohamed Salah është parë gjatë ndeshjes ndaj Galatasarayt duke mbyllur veshët shkaku i zhurmës së madhe të shkaktuar nga tifozët e klubit turk.

Në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, Galatasaray mposhti (pa)pritur Liverpoolin e favorizuar me rezultatin 1-0 në stadiumin e tyre në Stamboll.

Ndeshja u luajt në një atmosferë të zjarrtë dhe ishte interesante kur ylli i parë i Reds, Salah, u thirr për t’u inkuadruar në lojë.

Duke shkuar në bankë për t’u bërë gati, tifozët vendas vërshëllyen pabesueshëm, aq të fortë sa egjiptianit iu desh t’i mbulonte veshët me duar.

Reagimi i Salah është bërë viral tashmë, pasi ‘ankesa’ e tij në zhurmën e stadiumit nuk është parë asnjëherë, edhe pse ka vite që luan para një tifozërie ikonike si ajo e Liverpoolit.


Shtuar 1.10.2025 15:21