Kishte dijeni për abuzimin e 16-vjeçares nga njerku, pezullohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Përmetit

Shefi i Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra.

Mësohet se vendimi është marrë pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares nga njerku dhe një efektiv policie.

Ngjarja u zbulua pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet i cili dyhsohet se ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën.


Shtuar 1.10.2025 09:13